Edhe pse objektivi kryesor i Chelsea në prapavijë është Jules Koundé i Sevillas, klubi londinez gjithmonë synon një emër të madh: Marquinhos i PSG, një nga mbrojtësit qendror më të fortë në botë.

Sipas RMC Sport, klubi londinez do të ishte i gatshëm të paguante 100 milionë euro për ta sjellë brazilianin në Angli.

Sigurisht, duhet parë se si do t’i përgjigjej PSG kësaj oferte të mundshme të klubit të Abramovich që pikërisht nga PSG mori Thiago Silva falas dhe madje fitoi Champions League falë kontributit të ish-numrit 33…