Antonio Conte, ish-trajneri i Inter-it, sot opinionist i Sky Sport për Champions League, ka analizuar ndeshjet e Inter-it dhe Milan-it kundër Shakhtar-it dhe Atletico Madrid-it:
“Milan-i ka bërë një ndeshje shumë të mirë deri në momentin që ka patur barazi numerike në fushë, duke treguar se meriton të luajë në Champions. Kartoni i kuq i Kessie ka qenë një nga to detaje që bën diferencën”, ka thënë Conte.
“Janë hapa rritjeje për Milan-in dhe deri në minutën e 82-të nuk ka vuajtur dhe aq shumë. Më pas rezultati është përmbysur, duke i kthyer dy ndeshjet e ardhshme kundër Porto-s në vendimtare”.
Për Inter-in: “Me Shakhtar ka patur zotërimin e topit. Inter do të duhet të jenë më të aftë në konkretizimin e rasteve, duke shfrytëzuar forcën fizike. Edhe për ata dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare. Sheriff ka përmbysur çdo parashikim dhe gjithçka mund të ndodhë akoma në atë grup”.