Autoritetet shëndetësore greke rekomanduan injektimin e një doze përforcuese të vaksinës antiCOVID-19 për personat mbi 60 vjeç, përballë një zgjerimi të mundshëm të COVID-19 në muajt e ardhshëm.

“Platforma elektronike për caktimin e takimeve për dozën e tretë të vaksinës për këto kategori do të hapet më 30 shtator”, njoftoi Marios Themistokleous, sekretar i përgjithshëm i Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se “doza e tretë nuk është e detyrueshme, por rekomandohet gjashtë muajsh pas përfundimit të vaksinimit” për këto kategori. Javën e kaluar, Greqia filloi administrimin e dozës së tretë të vaksinës për personat me sistem imunitar të dobësuar. Vaksinimi është i detyrueshëm në Greqi për personelin infermieror dhe punonjësit në institucionet për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, nën dënimin e të qenët teknikisht të papunë.

Në Greqi 56,7 për qind e popullsisë (10,7 milionë) është plotësisht e vaksinuar. Në shtator, autoritetet zbatuan testin e detyrueshëm dhe jo më falas për të gjithë personat e pavaksinuar, qofshin ata punonjës të sektorit publik ose privat, nxënës dhe studentë, në mjete transporti ose në hapësira të mbyllura të hapura për publikun. Maska mbetet e detyrueshme për të gjithë brenda dhe jashtë.