Situata në 24 orët e fundit, nga covid si në vijim. Janë kryer 4875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 664 qytetarë, në këto bashki: 215 raste në Tiranë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Kuçovë, Mallakastër, Dibër, nga 6 raste në Shijak, Gjirokastër, Këlcyrë, nga 5 raste në Poliçan, Delvinë, Kavajë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Vorë, Devoll, Gramsh, nga 3 raste në Tepelenë, Himarë, Has, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 rast në Librazhd, Peqin, Belsh, Dimal, Kolonjë, Memaliaj, Konispol, Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës.
Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.