Kompania Moderna pret të paraqesë të dhëna në lidhje me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19 tek organi rregullator i barnave në SHBA, (Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), në atë Evropian (EMA) dhe në ato të vendeve të tjera.
Dokumentacioni që Moderna po përgatitet të paraqesë në agjencitë rregullatore përbëhet nga studimi i fazës 2 mbi vaksinën e saj ARN, e plotësuar me ofrimin e një doze përforcuese prej 50 mikrogramë të mRNA-1273 për pjesëmarrësit, 6 muaj pas dozës së tyre të dytë.
Të dhënat, vëren Moderna në një shënim, tregojnë se doza përforcuese “rriti ndjeshëm titujt neutralizues mbi standardin e Fazës 3”.
Analiza të mëtejshme, tregoi se një dozë përforcuese e mRNA-1273 prej 50 mikrogramë “shkaktoi përgjigje të fuqishme të antitrupave” më shumë se 40 herë kundër variantit Delta (B.1.617.2), 32 herë kundër variantit Delta (B .1.617.2), Beta (B.1.351) dhe 43.6 herë kundër Gamma (P.1).
“Ne do të vazhdojmë të regjistrojmë të dhënat dhe t’i ndajmë ato në mënyrë transparente për të mbështetur qeveritë dhe rregullatorët, të cilët po marrin vendime për strategjitë e ardhshme të vaksinimit bazuar në përgjigjet reale,” tha Shefi Ekzekutiv i Modernës, Stéphane Bancel.