Është rritur numri i infektimeve të reja me Covid-19 në Kosovë edhe pse shifrat kanë pësuar një ulje të ndjeshme krahasuar me ditët më parë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Numri i viktimave është rritur ndjeshëm gjatë 24 orëve ku nga 14 që ishin një ditë më parë sot janë shënuar 24 raste të vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 15.835.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.