Top Channel ka gjithsej mbi 600 punonjës dhe atyre i është kërkuar që të vaksinohen me detyrim brenda datës 1 Tetor. Urdhri është dhënë për të siguruar një shëndet më të mirë të punonjësve të grupit më të madh mediatik në vend. Për shkak të pandemisë edhe Top Channel ka patur mungesa në staf vecanërisht në momentet e para kur ende nuk kishte dalë në përdorim asnjë nga vaksinat. Së fundmi një pjesë e madhe e punonjësve të Top Channel është vaksinuar dhe pjesa e mbetur pritet që të vaksinohet brenda pak ditëve.
Top Channel bëhet kështu e para media në Shqipëri, por edhe jashtë saj që vaksinimin e punonjësve për mbrojtje nga Covid, e ka prioritet. Ky televizion pak muaj më parë humbi për shkak të Covid një nga emrat legjendë të humorit shqiptar, Koço Devole.