Lamtumira e Cristiano Ronaldo-s nga Juventus nuk ka qenë pa polemika. Mes gjërave më të përfolura ka qenë postimi me të cilin CR7 ka përshëndetur tifozët bardhezi në Instagram.

“Grazzie a tutti”, “Grazzie Juventus”, ka shkruar portugezi (ose dikush tjetër për të) në profilin e tij, duke u tallur nga bota e internetit për gabimin (fjala grazie, që do të thotë faleminderit në italisht, shkruhet me një z).

Këtë herë gabimi është shfaqur në postimin me të cilin Ronaldo ka dashur të komentojë ndeshjen e fundit në Premier League të Manchester United, i mundur nga Aston Villa.

“Ky është vetëm fillimi, – ka shkruar portugezi, -por në një kompeticion të fortë si Premier League çdo pikë ka rëndësi! Duhet të reagojmë menjëherë, të tregojmë forcën tonë”.

Janë të shumtë ata që kanë vënë re se fraza e shkruar nga portugezi në anglisht ka një gabim: “Beginning – “fillim”- është bërë “beggining”.

Kjo gafë e re në rrjetet sociale ka bërë të shpërthejnë tifozët, që nuk kanë humbur rast për t’u tallur me gabimin e Cristiano Ronaldo-s.