Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë me 1 Tetor. Në ftesën që i ka dërguar të ftuarve vihen re disa detaje që kërkohen nga çifti për të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në ditën e tyre. Çdo person duhet të tregojë në hyrje certifikatën anti covid ose testin PCR të kryer të paktën 48 orët e fundit. Ndërsa për kodin e veshjes, kërkohet që zonjat të kenë fustan mbrëmjeje, ndërsa meshkujt kostum elegant.

“Rudina Dembacaj e Mark Frroku! Me bekimin e fëmijëve tanë, Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara, dëshirojmë që ta kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur, t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e Premte, 1.10.2021, ora 19:00.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju duhet të tregoni detyrimisht në hyrje certifikatën e vaksinimit ose test negativ Covid-19 të 48 orëve të fundit”, thuhet në ftesën e dasmës. Kujtojmë se fejesa erdhi një vit më herët, me një propozim të bërë në Kapadokia të Turqisë, detajet e së cilës, edhe asokohe aktorja i shpërndau në rrjete sociale.