Rudina Dembacaj është padyshim një nga emrat më të përfolur në media. Herë pas here deklaratat e saj shkaktojnë bujë dhe kështu emri i aktores është kudo. Javët e fundit ajo është përfolur shumë për jetën e saj private veçanërisht në lidhje me planet për martesë me Mark Frrokun. Më herët e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ajo i konfirmoi këto zëra duke konfirmuar se dasmën me Markun planifikon ta bëjë në kishë dhe se do të organizohet brenda këtij viti.

E pyetur nga Bieta Sulo nëse do e ftojë ish-bashkëshortin në dasmë, Rudina u përgjigj: “Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera. Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë”.

Kjo dasmë do të vijë dhe madje më shpejt se të gjithë po mendonin. Së fundmi, aktorja e humorit ka ripostuar në “InstaStory” ftesën e martesës së saj, ku kemi mësuar se dasma me Mark Frrokun do të zhvillohet në datën 1 tetor të këtij viti.

“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00. Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhet në ftesën e dasmës së Rudinës dhe Markut.