Fitore mes drithërimash për Manchester United që triumfoi me shifrat 1-2 në fushën e West Ham duke iu bashkuar Liverpoolit në krye të renditjes në kuotën e 13 pikëve.

Cristiano Ronaldo shënoi për të tretin takim radhazi me Djajtë e Kuq mes kampionatit dhe Championsit duke gjetur golin e 4-t që pas rikthimit, por rrjeta e portugezit u pasua nga ajo e ishit Jesse Lindgard në minutën e 89-të që i dha fitoren Manchester United.

Për West Ham shënoi golin që zhbllokoi shifrat algjeriani Benrahma. Gjithsesi meritat më të mëdha në këtë sukses të United i mori portieri David De Gea që në sekondat e fundit të shtesës priti penalltinë e Mark Noble i cili u hodh në fushë nga David Moyes pikërisht për të goditur 11-metërshin, penallti që u prit nga De Gea.