Ashtu siç pritej, Berisha ka nisur sulmet ndaj sekretares së re të PD-së, Jonila Godole, pasi kjo e fundit deklaroi se ai duhet të largohet nga kjo parti. Në portalin e familjes Berisha është publikuar një reagimin nga një person me emrin Nebil Çika, që thotë se flet në emër të të përndjekurve politik. Ai sulmon Lulzim Bashën për emërimin e Godoles si sekretare e PD-së, pas kërkesës së kësaj të fundit për largimin e Berishës nga PD.
Reagimi i Çikës
Sqarim i detyruar!
Në pozitën e kryetarit zgjedhur të të përndejkurve politikë antikomunistë të Shqipërisë, dje dhe sot, kam marrë qindra mesazhe e telefonata nga të përndjekur politikë antikomunistë përsa i përket emërimit nga z.Basha të znj.Jonila Godole ,sekretare për të përndjekurit politikë në PD .
Më duhet të sqaroj të përdjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë dhe opinionin publik, se ky zhvillim në PD nuk ka asnjë lidhje me ne. Znj.Godole nuk është pjesë e shtresës së përndejkur politike antikomuniste dhe emërimi i sajë nuk ka asnjë lidhje me ne.
Është vendim i z. Basha dhe i strukturave të PD. Do të ishte mirë që ne një post të tillë të ishte përzgjedhur një i përndjekur politik antikomunistë, pra njëri nga ne, që në PD jemi me shumicë, por kjo nuk ka ndodhur. Ne kemi kërkura zyrtarisht dhe publikisht nga z. Basha dhe PD që të marrë edhe miratimin tonë kur bëhet fjalë për përfaqësues politikë apo drejtues forumesh që kanë lidhje me të perndjekurit politikë por ai nuk e ka parë të arsyeshme të na dëgjojë për këtë kërkesë tonën.
I angazhuar në detyrat e mia si kryetar i zgjedhur i të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë nuk i kam dëgjuar apo lexuar çka thënë znj. Godole si sekretare në PD por jam i prirë të respektoj mendimin politik të çdokujt deri sa ai nuk prek kauzën dhe interesat e të përndjekurve politikë antikomunistë. Dua të siguroj të gjithë bashkëvuajtësit dhe bashkëluftëtarët tanë se pavarësisht zgjedhjeve të z.Basha dhe forumeve të PD të personave që merren me çështjet e të petbdejkurve politikë, marrëdhnia jonë me PD është parimore e sinqertë dhe ka në themel raportin e sajë me kauzën të drejtat e interesat tona.
Mendoj se mardhënia me të përndjekurit politikë antikomunistë është jetike për PD dhe çdo mungesë serioziteti i trajtimit të sajë nga lidershipi demokrat ka pas dhe do të ketë koston e sajë politike e elektorale. Shumë herë z. Basha ka shfaqur paqartësi e ka marrë vendime jo korrekte përsa i përket raporteve me të përndjekurit politikë antikomunistë, duke u përpjekur të faktorizojë si përfaqësues të të perndjekurve politikë, individë e organizat që nuk kanë lidhje me ne, përkundrazi, vijnë nga radhët e persekutorëve.
Këto vendimarje të gabuara të tij janë kundërshtuar nga ne por janë vullnet e përgjegjësi poitike e tijë Ne të përndjekurit politike antikomunistë i zgjedhim vetë përfaqësuesit tanë dhe jemi transparentë për këtë. Vetëm të zgjedhurit tanë kanë të drejtën të flasin në emrin tonë dhe mbajnë përgjegjësinë politike, ligjore e morale për ato që bëjnë e thonë.
Çdo fjalë tjetër që mund të spekulohet në emrin tonë nuk është as vullnet e as përgjegjësi e jona. Duke përfunduar dua të theksoj se znj. Godole nuk eshtë as përfaqësuese e as përgjegjësi e jona. Ne vlerësojmë çdo kontribut e mbështetje që na vjen nga organizata politike e shoqërore e individë por i përcaktojmë prioritet dhe i zgjedhim vetë përfqësuesit tanë.