Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio vuri sot në dukje nevojën e një multilateralizmi botëror për të dalë nga pandemia e COVID-19. “Të gjitha vendet e botës e kanë kuptuar se nevojitet multilateralizëm për të dalë nga kjo pandemi”, tha Di Maio. “Kjo pasuron marrëdhënien midis shteteve dhe marrëdhëniet e Italisë me shtetet e tjera, përfshirë edhe nga pikëpamja ekonomike”, shtoi ai.
Di Maio kujtoi se Italia do të vërë 45 milionë doza vaksinash antiCOVID-19 në dispozicion të vendeve që kanë nevojë për to. Në këtë kontekst, ai theksoi se “kjo është një shenjë e madhe besueshmërie duke qenë se Italia tashmë ka 77 për qind të qytetarëve mbi 12 vjeç që kanë përfunduar ciklin e vaksinimit”.