Moti sot do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm. Do të nisë me kthjellime gradualisht dhe në mesditë deri në pasdite vranësirat do të marrin zhvillim, ndërsa në mbrëmje do të vijnë në pakësim në pjesën qendrore dhe jugore.
Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht zonat malore veriore dhe lindore. Në formë të izoluar në këto zona, reshjet parashikohen të marrin karakter shtrëngatash në orët e nxehta të ditës.
Era parashikohet të fryjë me drejtim Lindje-Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare. Valëzimi në dete, i forcës 2-3 ballë.