Lëvizja më e madhe qytetare e pastrimit ‘Dita e Pastrimit të Botës’ organizon aksionin më të madh mjedisor më 18 shtator, ku fton çdo qytetar individual ose në grup të bashkohet duke pastruar në një zonë të çfarëdoshme ku mund të jetë lagjja, fshati, ose qyteti juaj. Nëpërmjet një postimi në Facebook Dita e Pastrimit të Botës, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Postimi i plotë: 

Më 18 Shtator, bëhu pjesë e njerëzve të cilët e duan natyrën! Bashkohu në aksionin më të madh mjedisor në botë – Dita e Pastrimit të Botës! Dita e Pastrimit të Botës, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Ndotja e hapsirave urbane, rurale, maleve, fushave, lumenjëve, liqeneve, bregdetit, tashmë është kthyer një nga problematikat kryesore të ndotjes jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri. Lëvizja Ta Pastrojmë Shqipërinë sfidon secilin prej jush, që të jeni pjesë e “Ditës së Pastrimit të Botës” duke ndërmarrë nisma individuale apo në grup (jo më shumë se 50 persona në grup dhe duke respektuar masat mbrojtëse anti-COVID-19) për largimin e sa më shumë mbeturinave në zonën ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenjë dhe liqene.

Bashkohu Edhe Ti – Mjaftojnë vetëm 5 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë:

Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj; Vendosni dorezat, maskën dhe respektoni distancën sociale (nëse aksioni zhvillohet në grup); Pastroni mbeturinat në lagjen, qytetit, fshatit ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenjë e liqene; Hidhni mbeturinat e mbledhura në koshin më të afërt; Bëni foto/video nga aksioni i juaj dhe dërgojini ato në faqen tonë të facebook-ut, dhe kur t’i postoni përdorni hashtags si më poshtë:

#WorldCleanupDay #DitaEPastrimitTeBotes #18Shtator2021 #TaPastrojmeShqiperine #QytetareTePergjegjshem #QyteteTePastra #PastroLagjenTende #QyeteteTeGjelbra #BashkohuEdheTi #BehuVullnetar #PerMjedisin #PerFemijetTane #PerTeArdhmenTone #PerShqiperineTone #BASHKE #PolitikaGreen #JetoGjelbër #GreenPolitics #GreenLiving #LetsDoItAlbania #GreenLineAlbania #TrashOut #GreenTeam

Qytetarë të Përgjegjshëm – Shqipëri e Pastër!
Bashkohu Edhe Ti – Natyra do t’u jetë mirënjohëse! EVENTI ZYRTAR KU MUND TE MERRNI INFORMACION ME TE DETAJUAR: https://www.facebook.com/events/1516873345333670