Armando Sadiku ka shumë momente të bukura për të kujtuar, sidomos në lidhje me futbollin ku ka provuar shpesh të jetë i suksesshëm.
Sulmuesi ka shënuar të vetmin gol të Shqipërisë në një Europian dhe tashmë e ka shkruar emrin në histori. Gjithsesi nuk ka gëzime veç në botën e sportit. Sot Armando është njeriu më i lumtur në botë dhe ka një arsye të fortë.
Ai është bërë baba, pasi bashkëshortja e tij Elona ka lindur djalin e tyre, Luisin. Sadiku e ka ndarë lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale dhe urimet për të kanë qenë të shumta.
“Mirë se vjen në këtë botë djali ynë i vogël. Mami dhe babi të duan ty! Luis Sadiku”, shkruan Armando në postimin e bërë në Instagram.