Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit vjen me projektin e radhës për fuqizmin e zonjave në zonat rurale që nis nga fshatrat e Tiranës dhe do të shtrihet edhe në komunat e tjera në rajon, pjesë të Unionit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton gratë dhe vajzat që dëshirojnë të ngrejnë një bujtinë apo të hapin një biznes në fshat që të aplikojnë në këtë mundësi fantastike.
“Do të ngresh një bujtinë, fermë apo biznes në fshat? Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit vjen me projektin e rradhës. Nga Petrela, Bërzhitë, Farkë, Dajt, Shëngjergj, e gjer në Pezë. Bëhu pjesë edhe ti”, shkruan Veliaj.
Zonjat do të bëhen bashkë dhe do të asistohen nga projekti për ngritjen dhe zhvillimin e bujtinave dhe modeleve agroturistike në këtë zona. Për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience grate dhe vajzat do të duhet të kontaktojnë në në adresën e emailit : ubshr @tirana . al.