Vetëm një ditë më parë aktivistja Evi Kokalari nga takimi i Sali Berishës me bazën në Durrës risolli në vëmendje akuzat për lobimin rus dosje që sipas saj detyroi kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha të përjashtojë ish-liderin.
Pikërisht për këtë temë analisti Mustafa Nano tha për Mcn se dosja ndoshta nuk ekziston më për shkak se mund të jetë dekonspiruar nga Berisha. Por, Nano shtoi se beson që dosja mund të jetë e vërtetë dhe këtë e shpjegon me faktin që Basha nuk ka shkuar në Amerikë 3-4 vitet e fundit.
Zoti Nano, sot pritej qe Partia Demokratike te dorezonte padine per zonjen Evi Kokalari, e cila risolli ne vemendje akuzat per lobimin rus. Por ne momentet qe po flasim kjo nuk ka ndodhur. Besoni dhe ju qe zoti Basha eshte peng i kesaj dosje?
Nuk besoj që është peng sepse dosja ndoshta nuk ekziston më tani, besoj e ka dekonspiruar Berisha. E besoj që është e vërtetë sepse Basha nuk ka shkuar në Amerikë 3-4 vitet e fundit. Lideri i opozitës do duhej të shkonte, të paktën një herë në gjatë muaj dhe kjo tregon se ka pasur një problem, por nuk besoj se dosja ekziston më. Është mister.
Kater foltoret e para te zotit Berisha çfare kane treguar, e ka ai nen kontroll bazen?
Ne e kemi ditur që Berisha e ka nën kontroll bazën para se ai të niste, “foltoren” ajo është e Berishës. Beteja ka kohë që ka filluar dhe askush nuk thotë asgjë kundër Berishë, janë njerëz që duan ta mundin Berishën duke e poetizuar dhe duke e konsideruar legjendë. Është parti e Berishës.
Në këtë moment që Berisha ka dalë në skenë dhe po bën betejë kundër Bashës, ai këto njerëz i ka humbur. Bashës do ti mbeten njerëz që gjuajnë pushtetin. Nuk besoj se Berisha mund ti marrë partinë Bashës por mbetet për tu parë se si do të ndahet.
Foltorja e peste eshte ne Shkoder, e ashtuquajtur si bastion i opozites. Nje mbeshtetje e madhe ne Shkoder mund te ishte nje sinjal per Lulzim Bashen. Shihni shenja se ai mund te terhiqet?
Në Shkodër nuk ka për të ndodhur ndonjë gjë ndryshe nga ajo që ndodhi në Durrës apo Elbasan. Po ta vësh re mblidhen burra në takimet e tij dhe përshkrimi i tyre është që bëjnë sit ë fortë dhe janë njerëz që e gëlltisin gjuhën e Berishës. Besoj që PD do ndahet sepse Bash nuk do ta mbledhë kuvendin dhe çështja do përfundojë në gjykatë. Nuk besoj që mund ta marrë me dhunë dhe një alternativë është krijimi i një partie tjetër dhe kjo është një nga finalet.
Inaktiv ne kete periudhe eshte presidenti Meta. Te gjithe po pyesin ku eshte presidenti, heshtje qe duhet thene se ka nisur pas shpalljes se zotit Berisha non grata?
Në të vërtetë heshtja e Metës është e hershme që pas rezultatit të zgjedhjeve, ka marrë një pozicion presidencial, por kuptohet që është solidar në atë që po bën, e mbështet Berishën.