Kryeministri italian mbrojti sot vendimin për detyrimin e certifikatës shëndeteësore, ndërsa vazhdojnë tensionet me Lega-n që pajtohet me një “përdorim të kufizuar” të saj. “Gjërat duhet të bëhen, sepse duhet të bëhen, edhe sikur të mos kenë një rezultat të menjëhershëm, edhe kur nuk janë popullore”, theksoi Draghi. “Qeveria po ecën drejt prezantimit të zgjerimit të certifikatës shëndetësore COVID-19 në Kabinet”, thanë burime të ndryshme qeveritare, që konfirmojnë se ekzekutivi është gati për dekretin për “super Green Pass”.
Po sipas tyre, zgjerimi i certifikatës së gjelbër për sektorin publik është pothuajse e sigurt, ndërsa për shtrirjen tek individët privatë, mund të kërkohet reflektim i mëtejshëm.