Vakancat nga Gjykata e lartë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, aplikojnë 6 gjyqtarë. Kanë aplikuar për në KLGJ, Vojsava Osmanaj nga Apeli Shkodër e Ridvan Hado nga Apelit Tiranë, Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi.

Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë, më datë 22.07.2021, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri mësot datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët:

-Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë
-Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë

-Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër
-Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë

-Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
-Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, thuhet në njoftim.