Kënga e Dua Lipës, Levitating, është cilësuar si më e dëgjuara në botë. Lajmi është bërë me dije nga vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila e ka postuar në rrjetet sociale.

Në këtë mënyrë, Dua ka thyer një rekord historik, duke u bërë artistja e parë femër e Hot 100, që qëndroi për 35 javë në listën e 10 këngëve më të dëgjuara.

E pabesueshme! Mirënjohëse që e kam bërë këtë këngë me disa nga njerëzit e mi të preferuar në planet, Clearence Coffe Jr., Sara Hudson, The Coz, kjo këngë do të ishte një asgjë pa ju djem. Ju dua, faleminderit! 35 javë në Top 10, këngët më të dëgjuara, ka shkruar Dua.