Dashi-Përgjithësisht parashikohet një ditë pozitive dhe e mbushur me aktivitet. Në aspektin profesional nuk do t’ju mundojnë mundësitë e favorshme, mundohuni të përfitoni.
Demi-Zhvillime pozitive në sferën profesionale. Përpara keni një periudhë të bukur nga e cila do të keni mundësi që të rimëkëmbeni.
Binjakët-Shmangni stresin dhe situatat e ngarkuara. Ky vit ka qenë i mbushur me shumë ulje dhe ngritje për ju, por gjërat pritet të stabilizohen në muajin Nëntor.
Gaforrja-Dita e nesërme është premtuese dhe mund të shfrytëzoni rastin për të zgjidhur çështjet e lëna pezull. Duhet të qetësoheni disi pasi keni disa shqetësime lidhur me punën.
Luani-Parashikohet një ditë pozitive për ju dhe do të keni disa mundësi për të shfrytëzuar. Edhe në aspektin sentimental, gjërat janë më mirë nga sa mendoni.
Virgjëresha-Shmangni stresin dhe problemet. Dita e nesërme mund të ketë disa situata shqetësues, por është kalimtare dhe çdo do të kthehet në normalitet.
Peshorja-Jeni të lodhur nga mjedisi në punë dhe duhet të vendosni çfarë duhet të bëni dhe cila është gjëja më e mirë për ju.
Akrepi-Në punë do të jeni gati që të përballeni me çdo ndryshim dhe situata do të jetë pozitive. Edhe në jetën sentimentale parashikohen emocione.
Shigjetari-Do të jeni nervoz gjatë kësaj dite dhe mund të keni debate në familje. Përpiquni të ruani qetësinë dhe të mos përfshiheni në debat më shumë nga ç’duhet.
Bricjapi-Në jetën sentimentale gjërat do të marrin kthesë tjetër. Do të rigjeni pasionin dhe do t’iu rikthehet dëshira për të dashuruar.
Ujori-nesër të gjitha energjitë tuaja duhet të jenë orientuar nga fusha profesionale, pasi yjet favorizojnë së tepërmi këtë aspekt. Edhe në planin sentimental jeni joshës.
Peshqit-Me Hënën në një pozicion të favorshëm, do të keni një aleat më shumë në fushën profesionale ku priten ndryshime pozitive, por edhe në atë sentimentale.