E ardhmja e Lorenzo Pellegrinit mund të jetë në kampionatin spanjoll. Reali i Madridit është vënë në ndjekje të futbollistit italian, që po spikat te verdhekutë. Gjigantët madrilenë vazhdojnë të kërkojnë përforcime në mesfushë dhe 25-vjeçari i Romës duket alternativa e duhur për t’u synuar gjatë merkatos së dimrit. Pellegrini është në vitin e fundit të kontratës me verdhekuqtë dhe për momentin nuk i është ofruar rinovimi.
Kjo situate i shkon përshtat Realit, që, nëse nuk arrin ta marrë lojtarin në janar, do ta synojë në fund të sezonit, kohë kur mund ta përfitojë me parametër zero.