Një dasmë duhet të ketë në qendër të vëmendjes dhëndrin dhe nusen, por ndonjëherë qendrën e vëmendjes e merr e dashura e babait të dhëndrit. Interesante apo jo?
Kjo ka ndodhur në dasmën e Jessica-s.
Në një postim në Reddit ajo publikoi një video të shkurtër ku shihet e dashura e babait të bashkëshortit të saj të ardhshëm, teksa kalon në momentin e hyrjes së dhëndrit.
Si për ironi ajo mbante veshur një fustan të bardhë të gjatë. Nga pamjet duket se dhëndri nuk është shumë i kënaqur nga ky veprim. Videoja e postuar me titullin Turpi i dasmës ka bërë xhiron virale.
Me mijëra komentues kanë ndarë mendimet e tyre dhe e kanë quajtur Kunatë me ligj.
Një person shkruan: Ajo turpëroi veten. Mos e lejoni të shkatërrojë kujtimin e dasmës suaj. Njerëzit egoistë e duan vëmendjen për vete dhe e marrin në mënyrat me të ulëta.
Një komentues tjetër e vë theksin tek fustani i gjatë që dukej si një fustan nusërie. Jo më kot dhëndri u çudit aq shumë. Postime të tilla marrin gjithmonë xhiron virale. Në fund të fundit, nuk ndodhin në përditshmëri.