Melisa Lleshi është nga ato personazhe që e shfrytëzoi famën në “Për’puthen” për të nisur një karrierë të re si këngëtare. Pas përfundimit të programit të dashurisë ajo publikoi disa këngë njëra pas tjetrës dhe ditën e djeshme publikoi projektin më të fundit muzikor. Kënga titullohet “Atij” dhe duket se vjen si një dediki për Andin dhe ish-at që ka pasur në të shkuarën. Megjithëse Melisa vazhdon të mos ndalet me projektet muzikore, publiku është ende i ndarë në dy pjesë. Ka nga ata që e mbështesin atë si artiste dhe të tjerë që mendojnë se ajo nuk ka fare talent. Së fundmi dikush i ka bërë një koment, që Melisës duket se nuk i ka pqëlyer aspak, ndaj ajo nuk ja ka përtuar një përgjigje.

“Melisa e ke menduar ndonjëherë ta lesh muzikën si profesion sepse ndoshta nuk është për ty?”, i ka komentuar dikush. Melisës nuk i kanë shpëtuar këto fjalë dhe menjëherë i ka mbyllur gojën ndjekësit me përgjigjen e saj. “E ke menduar ndonjëherë të më bësh “unfollow” se të hysh tek profili im nuk është për ty? Hajt”, i është përgjigjur ajo.


Kujtojmë se pas daljes nga “Për’puthen” Melisa bëri publike lidhjen e dashurisë me Andin. Marrëdhënia e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje, por ata të dy kanë treguar se dashuria në fund gjithmonë triumfon.