Modelja, Aurela Hoxha, ka krijuar dhe një linjë me bikini dhe ka organizuar disa sfilata me modele shqiptare e të huaja jashtë vendit. Për sa i përket angazhimeve në jetën e saj profesionale të gjithë kemi informacione, por nga jeta private e modeles dihet shumë pak. Ajo sot ndau një foto në Instagram ku na prezantoi partnerin: Në ditën e Shën Valentinit, Aurela tregoi se ajo dhe partneri kanë 6 vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory. Mirëpo, nuk e dimë pse u pendua dhe ky postim u fshi më pas.
Muaj më parë se Aurela Hoxha solli në jetë fëmijën e saj të parë. Modelja dhe partneri i saj u bekuan me një djalë, por këtë lajm preferuan ta mbanin sekret deri në 29 Korrik. Më herët, teksa ishte e ftuar në një emision shqiptar, Aurela Hoxha foli për herë të parë për partnerin. Kur u pyet se çfarë fjale i thotë atij në mëngjes sa zgjohet përgjigjja e Aurelës ishte:
Zgjohu beb, se m’ka marrë malli Modelja rrëfeu se puthjen e parë e ka dhënë në takimin e parë dhe kur u pyet për vendin tregoi: “Në buzë, në buzë, në buzë”, duke shkaktuar të qeshura në studio.