Dy ditë më parë, Robert Berisha ndau një foto të vajzës së tij Renee, gjashtë vjeç e gjysmë, që niste klasën e parë. Krahas, fotos së saj, ai e uroi të bijën, duke shkruar “Suksese qika jem dhe urime dita e parë. Të don babi shumë”, në një Instastory. Mirëpo, në rrjet vëmendjen e ka marrë veshja e Renne, që shfaqet me një bluzë të shkurtër, ndaj nuk kanë munguar kritikat për Robertin, dhe të ëmën e vajzës, këngëtaren Nora Istrefi.
Në lidhje me këtë, ka reaguar Roberti shumë i revoltuar për të gjitha komentet që ka lexuar. Ai sqaron se fotoja që ka publikuar është bërë para lagjes ku Renee jeton dhe jo në ditën e saj të parë të shkollës. Më tej thekson se shkolla që vajza e tij do të frekuentojë, kërkon nga nxënësit që të veshin uniforma.
Në fund paralajmëron që të mos merren me fëmijët për klikime, i revoltuar dukshëm, si çdo prind kur i preket fëmija.