21 vjeçari që vrau me armë zjarri oficerin e Krimeve, Saimir Hoxha në Lezhë, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, Aldi Rama ka qëlluar veten me pistoletë në pjesën e kokës në lagunën e Kune-Vainit, ku nuk arriti që të mbijetojë më shumë se orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Kune-Vain në Lezhë ku pesë policë shkuan për të asgjesuar një parcelë me 110 bimë kanabisi. Në kthim ata u ndeshën me një automjet të ndaluar në të cilin gjendeshin tre të rinj brenda.