Kujtimi i triumfit në Kupën e Amerikës është akoma shumë i freskët për Argjentinën dhe protagonistët e Albiceleste-s.
Portieri Emiliano Martinez ka zbuluar në kanalin YouTube të Sebas Fernandez se ka patur një mënyrë origjinale për të larguar ankthin para ndeshjes kundër Brazilit: një ndeshje në… PlayStation.
“E vërteta është se çdo natë luaj në PlayStation”, ka thënë Emiliano Martinez.
“Dy orë, është mënyra ime për t’u çlodhur. Më pëlqen sepse shkëputem nga gjithçka. Kaloj kohën me familjen time dhe më pas kam hapësirën për të luajtur vetëm, me miqtë e mi të Mar del Plata. Edhe para finales me Brazilin kam luajtur disa ndeshje”.