Për ish-shefin e SHIK, Fatos Klosi, nuk duhej të kishte futur fare në lista për kandidatët për deputetët të PD-së, Sali Berisha. Më tej ai shton se KQZ gaboi që ia dha mandatin ish-kryeministrit. Por, Klosi në emisionin “Breaking” ka treguar edhe rrugët se si mund të mos pranohet Berisha në Parlament.
“Unë shpresoj se që të mos hyjë Parlament. Nuk e besoja të DASH të zbriste dhe të kërkonte largimin e Berishës. Ka një rrugë që Berisha të mos jetë deputet i Kuvendit.
Këtë duhet ta bëjë komisioni i verifikimit të mandateve, besoj se atje ka burra që mund ta bëjnë atë që nuk e bëri KQZ. Berisha nuk duhet të lejuar në Parlament qoftë edhe me falsifikimin e gjeneraliteteve”, tha Klosi.
Sa i përket Ilir Metës, Klosi ka deklaruar se ai nuk sheh arsye që të kthehet në politikë atë, pasi nuk ka çfarë të japë më që të jetë i besueshëm.
“Meta është politikan i vjetër karriere, por është bërë shumë i vjetër. Është politikan i vjetër i ka provuar të tëra, nuk e di se çfarë do të provojë që të jetë bindës, nuk e di se çfarë ka harruar të thotë në të ardhmen. Është bërë shumë i vjetruar, pavarësisht se me moshë shumë i ri.
Muajt e fundit në Presidencë ishin shumë të vështira dhe u detyrua të bëjë edhe gabime të mëdha. Deklaratat e dhëna kohëve të fundit ishin jashtë konceptimit të mund të bëjë një president që përfaqëson unitetin e popullit, e ai me sjelljen e tij gaboi, për mua gaboi”, tha Klosi në Breaking.