Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj mori pjesë në takimin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt më datë 27 shtator 2021, në Ljubljana, Slloveni, takim ky i organizuar në kuadër të Presidencës Sllovene të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Takimi, u kryesua nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë Igor Zorcic.
Takimi i kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor u mbajt sipas deklaratës së samitit të dytë BE-Ballkani Perëndimor, i cili u miratua në qershor të këtij viti në Bruksel, me shpresën se dimensioni parlamentar mund të ndihmojë Presidencën Sllovene të Këshillit të BE -së të arrijë me sukses një nga objektivat kryesore të Presidencës Sllovene në rajonin e Ballkanit Perëndimor siç është ai i përshpejtimit të procesit të zgjerimit europian.