Fitorja e Floran Markut mbrëmjen e djeshme, i cili u shpall kampion bote në peshat e mesme i ngriti peshë zemrat e gjithë shqiptarëve.
Por pas karrierës së lavdishme të Florian Markut qëndron edhe një grek. Bëhet fjalë për trajnerin e tij, Georgios Armagos, i cili e ka spikatur që të vogël Florianin. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë boksierit shqiptar, jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.
Pas fitores ai i ka hedhur mbi supe edhe flamurin shqiptar djaloshit të guximshëm, si për të përçuar mesazhin se sporti na bashkon.
Kreu i Komunitetit Shqiptar të Selanikut, Luan Zyka ndau në ‘Facebook’ me foto, momentin emocionues.
Shikoni këtë foto me Kampionin tonë Botëror te Boksit, Flori Marku.Ai që i hedh mbi supe flamurin shqiptar është traineri i tij prej vitesh, selanikasi Georgios Armagos (Γε?ργιος Αρμ?γος).Jorgos e ka spikatur që në vogëli talentin dhe shpirtin e paepur te Florit. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë Florit jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.Është emocionues ky veprim i Georgios Armagos, këtij njeriu dhe traineri të madh, që me punën e tij mbështet vlerat e larta dhe burrërore njerëzore në sport, pa dallim etnik, por duke respektuar edhe origjinën e sportistit të tij.Ashtu siç e tregoi edhe sonte duke hedhur mbi supet e Florit, kampionit botëror, flamurin e kombit të tij, flamurin kuqezi.Respekt dhe nderim trainerit dhe grekut të madh Georgios Armagos, shkruan Luan Zyka.