Si sot 17 vite më parë, Zlatan Ibrahimovic do të debutonte në Serie A me fanellën e Juventusit. E kujton La Gazzetta dello Sport në ditën kur kampioni suedez do të rikthehet në fushë për një tjeter debutim në javën e tretë të kampionatit. Ka edhe një tjetër rikujtim megjithatë: Ibra shenoi golin e tij te pare me fanellen e Milanit pikërisht përballë Lazios, kundërshtari i mbremjes së sotme (me 22 shtator 2010).
Por, suedezi e nis nga stoli pasi Pioli ka preferuar Rebic titullar. Do të ketë shanse në pjesën e dytë, ashtu si edhe ndoshta Pietro Pellegri. Giroud nuk ia del dhe nuk është as në stol. Romagnoli rikthehet titullar në mbrojtje në vend të Kjaer dhe Florenzi merr vendin e Saelemaekers. Kthehet edhe Kessie titullar dhe do të debutojë për këtë sezon. Te Lazio, Sarri vendos Pedro, Immobile dhe Felipe Anderson në sulm. MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Tonali; Florenzi, Brahim Diaz, Leao; Rebic. LAZIO (4-3-3): Reina; Marusic, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Leiva,
Luis Alberto; Pedro, Immobile, Felipe Anderson.