Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj u shfaq tepër sportiv sot në Asamblenë Kombëtare të PS. Ai u fotografua teksa shkonte me biçikletë drejt Pallatit të Kongreseve, ku prej orës 10:00 po zhvillohen punimet e Asamblesë se PS për zgjedhjen e strukturave drejtuese për katër vitet e ardhshme. Veliaj, i cili është njëkohësisht edhe drejtuesi i PS për Qarkun, njihet për pasionin e tij për biçikletat dhe shihet shpesh në rrugët e kryeqytetit duke lëvizur mbi dyrrotakun e tij.