Greqia ka përuruar së fundmi një kamp të ri emigrantësh, i cili mund të strehojë deri në 3000 njerëz, për të përballuar fluksin e afganëve që largohen nga vendi i tyre si pasojë e talebanëve. Kampi i financuar nga BE, i cili u hap në ishullin Samos, është i pari nga 5 objekte të ngjashme që do të hapen dhe në ishujt e tjerë grekë në muajt e ardhshme.

Forcat private sigurie do të patrullojnë perimetrin e qendrës së pritjes që do të mbrohet me gardhe çeliku dhe me tela me gjemba. Mijëra refugjatë do të vendosen në dhoma me 6 shtretër dhe do të kenë mundësinë të përdorin facilitetet në kamp.

450 azilkërkuesit e parë që aktualisht banojnë në një kamp tjetër do të vendosen në objektin e ri të hënën, pasi ministrat grekë vlerësuan kampin e tyre të ri si modern dhe të sigurt.