Djali i ish-ministrit Nasip Naço dhe vajza e Edmond Haxhinasto tashmë janë zyrtarisht të martuar.

Djali i deputetit të PS-së Nasip Naços, Franko, i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar me martesë me vajzën e Edmond Haxhinastos, Elizën pas një kohe të gjatë lidhjeje. Mësohet se çifti ka organizuar një ceremoni buzë detit, ku kanë ftuar miq e të afërm për t’iu bashkuar gëzimit të tyre. Në foto shihet Eliza teksa shoqërohet nga i ati drejt altarit.

Tashmë baballarët e tyre janë krushqi, ndonëse në politikë kanë kaluar në kampe të ndryshme kundërshtare. Kjo sepse Nasip Naço u largua nga LSI për t’iu bashkuar Partisë Socialiste, ku u zgjodh deputet në qarkun e Beratit. Ndërsa Edmond Haxhinasto nuk mundti të fitojë një mandat deputeti më 25 prill!