“France Football” ka zbuluar disa detaje për Topin e Artë që do të dhurohet për më të mirin e vitit 2021.

Por, jo vetëm 2021, këtë vit do të dhurohen një tjetër Top i Artë, pra gjithsej dy.

Vitin e kaluar, për shkak të Covid-19, “France Football” anuloi ceremoninë dhe nuk zgjodhi një fitues, por ka vendosur që ta bëjë këtë vit, dhe me shumë gjasa do të shkojë për Robert Lewandowskin.

“France Football” ka zbuluar se me 8 tetor 2021 do mësohen të nominuarit, derisa me 29 nëntor, do të mësohet më i miri në një ceremoni në Paris.