Minjtë konsiderohen si kafshë që e ndjenjë shpejt tërmetin apo që përhapin sëmundje të ndryshme, ndërsa fotoja e fundit që po qarkullon në rrjet i ka bërë njerëzit që t’i frikësohen diçkaje më të madhe. Teksa banorët e një fshati në Rusi po përpiqeshin të largoheshin nga një përmbytje që po ndodhte në zonë, ata konstatuan në një arë me shlqinj katër minj, me bishta të lidhur me njeri-tjetrin.
Kjo konsiderohet si një shenjë e keqe në Rusi pasi situata të tilla janë parë vetëm para ndonjë pandemie të madhe murtaje. Prandaj, mjaft kanë filluar të flasin për fundin e botës nisur edhe nga dëmet që i janë shkaktaur njerëzimit kur kanë parë më herët minj me bishta të lidhur. Sigurisht, këtu nuk ka asgjë shkencore deri më tani dhe bëhet fjalë vetëm mbi bestytni, megjithatë bota është në një udhëkryq ma koronavirusin aktualisht, ç’ka i jep më tepër krahë besimeve të tilla.