Dani Alves u kthye në Brazil në vitin 2019, pas një karriere të suksesshme në Europë. Ai i dha fund kontratës me PSG dhe vendosi të kthehej në vendlindje, por këtë herë për të luajtur për Sao Paulo, klubin e fëmijërisë, për shkak të ndikimit të babait të tij. Sidoqoftë, pas dy sezonesh, kjo përvojë nuk ka përfunduar siç mund të kishte shpresuar.
I linduri në Juazeiro u bë futbollisti më i paguar në të gjithë Amerikën e Jugut, por gjatë këtyre dy sezoneve klubi nuk ia ka paguar pagën plotësisht. Kjo situatë bëri që të shpërthejë Dani Alves, i cili nuk u shfaq të stërvitej me Sao Paulo pas ndeshjeve të kombëtares, kualifikueseve të shtatorit.
“Ne u informuam nga përfaqësuesit e tij se Daniel Alves nuk do të kthehet në stërvitje derisa të ketë një rregullim të borxhit financiar, që Sao Paulo i ka lojtarit”, – raportoi klubi Brazilian, duke sqaruar se një javë më parë i kishin bërë një propozim për pagesën, por ajo u refuzua nga përfaqësuesit e mbrojtësit veteran.