Gazetari Juxhin Mustafaraj ka ironizuar sjelljen e deputetit demokrat Agron Gjekmarkaj ndaj punonjësve të medias. Teksa publikon një video në rrjetet sociale, reporteri e këshillon të ruajë nervat dhe të përfaqësojë qytetarinë e Lezhës që e ka sjellë në parlament.
“Edukoni kryetarin e Komisionit për Edukimin! Nuk e ka mbushur ende muajin si deputet. I kanë besuar drejtimin e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvend. E kanë futur në kryesinë e partisë. E kanë bërë edhe drejtues politik të një qarku që gjithnjë ka sjellë në Parlament qytetarë me vlera, siç është Lezha, dhe shikoni se si sillet me gazetarët!
Punë të mbarë profesor, por ruaj nervat dhe etikën me reporterët se kështu si e ke nisur s’do të jetë e largët dita që s’do të drejtojë askush mikrofonin! Mbase kështu do t’i bënim edhe një shërbim të mirë publikut, pasi besoj mjaftojnë emisionet e mbrëmjes për të të dëgjuar! Më poshtë sjellja e Agron Gjekmarkaj në tre dalje të ndryshme!”, shkruan Mustaraj.