Astrologjia nuk të tregon me siguri nëse partneri yt është realisht besnik apo jo. Por disa tipare dhe karakteristika që lidhen me çdo shenjë të Zodiakut japin disa indicie. Tradhtia dhe çdo situatë tjetër në çift lidhet nga shumë faktorë por disa shenja kanë më shumë gjasa që të jenë besnike ndaj partnerit. Pasi treguam shenjat që kanë më shumë gjasa të tradhtojnë, 6 shenjat më poshtë njihen për besnikëri.
Bricjapët: Bricjapët duan të ndërtojnë shtëpi të sigurta. Për ta arritur këtë është shumë e rëndësishme që shumicën e kohës të jenë në shtëpi me njerëzit më të dashur. Kjo i bën ata të jenë më të përqendruar në anën e gjërave familjare sesa nga atraksionet, tundimet dhe ofertat që vijnë nga jashtë.
Peshqit: Njerëzit më romantikë, të dashur dhe më të dhembshurit e Zodiakut. Atyre u dhemb nëse lëndojnë të tjerët për shkak se janë empatikë për nga natyra. Pra tradhtia për to nuk është vetëm një akt. Në mendjen e tyre sillen terma si dhimbje, shkatërrim të imazhit, prishje të romantizmit, dhe shuarje e ëndrrave për familjen ideale.
Gaforrja: Janë tepër besnikë ndaj personave që duan. Japin gjithçka nga vetja dhe duan t’ju kthehet po njësoj. Ata kërkojnë 100 % besnikëri në këmbim dhe nëse ndodh e kundërta janë tepër hakmarrës.
Virgjëresha: Nuk u pëlqen të zhgënjejnë veten apo njerëzit e tjerë. Nuk durojnë gjithashtu ndjenjën e fajit apo turpit. Ata shqetësohen për gjërat më të vogla dhe një tradhti do ishte shkatërrim për ta, ose një portë e hapur ferri nga e cila nuk do mund të dilnin më.
Demi: Demët kërkojnë komoditet, rehati dhe privatësi të plotë të folesë së tyre të dashurisë. Ashtu si peshoret, sundohen nga Venusi dhe jeta e tyre e dashurisë është shumë e rëndësishme për ta. Më shumë nxiten nga stabiliteti dhe siguria sesa nga vëmendja dhe admirimi.
Ujori: Janë tepër të sinqertë për të mashtruar. Mbarësit e Ujit në Zodiak njihen për pastërtinë e shpirtit dhe karakterin që i bën ata të ndjekin dëshirat dhe premtimet e tyre. Preferojnë të jenë të drejtpërdrejtë dhe nuk hezitojnë të tregojnë nëse kanë filluar të ndjejnë tërheqje për dikë tjetër. Zgjedhin ndarjen sesa një lidhje tjetër njëkohësisht.