Dashi-Stili juaj: Krijues dhe i hijshëm. Vërtetë nuk vishni printe të rënduara ose fustane të shkurtra, ama ato që vishni i kombinoni si një fashionista e vërtetë dhe dukeni sikur jeni ju ato që i bëni trendet. Anoni nga një stil unik e njëkohësisht të sezonit. Muza juaj – Jenna Lyons: Drejtoresha e departamentit kreativ të J.Crew ka një aftësi të mrekullueshme për t’i bërë veshjet e thjeshta të duken të mahnitshme. Ajo njihet për miksimin e materialeve si xhinsi ose këmishave me temina e detaje neon.

Demi-Stili juaj: Komoditeti para të gjithave, por kjo s’do të thotë që duhet të dukeni keq. Jeta juaj rrotullohet rreth xhinseve tuaja të preferuara, ama i kombinoni me atletet më në modë të momentit. Jeni të apasionuara pas veshjeve tuaja dhe bini në sy pa u dukur sikur përpiqeni shumë. Muza juaj – Julia Sarr-Jamois: Kryeredaktorja e i-D Magazine njihet për prerje të rehatshme të stiluara me ngjyra të forta dhe një sërë teksturash.

Binjakët-Stili juaj: Nuk ju pëlqen të fiksoheni në një stil specifik. Ndiheni njësoj komode veshur me xhinse dhe veshur me takat tuaja më të larta. E teproni pak me bizhuteritë, ama keni dëshirë t’i ndërroni në bazë të humorit. Nuk ka gjë që ju ndal.
Muza juaj – Shiona Turini: Drejtoresha e marketingut tek Cosmopolitan i njeh mirë rrobat dhe mund të duket mirë me çdo stil. Ajo mund të pushtojë rrugët kur duket si një diva me taka kilometrike dhe mund të bëjë të njëjtën gjë me veshje më të rehatshme, të pamundimshme.

Gaforrja-Stili juaj: Ju anoni nga klasikja. Pëlqeni prerjet femërore në ngjyrat e hirta, të kuqe ose të fildishta. Edhe pse preferoni veshje të rriturish, stili juaj nuk bëhet kurrë bajat.
Muza juaj – Caroline Issa: Caroline është mjeshtre e rrobave të sofistikuara. CEO-ja e Tank Group fokusohet tek pardesytë klasike, fustanet elegante dhe pantallonat e strukturuara. Pavarësisht, stili i saj është romantik dhe i bukur.

Luani:-Stili juaj: Ju pëlqejnë gjërat e bollshme, shumëngjyrëshe dhe sfiduese. Ndiheni më me vetëbesim kur keni bërë çdo përpjekje për t’u dukur mirë.
Muza juaj – Anna Dello Russo: Anna është e guximshme, e ndezur dhe e patrembur kur vjen puna tek moda. Kryeredaktorja e Vogue Japan njihet për veshjet e saj eksentrike dhe për faktin se duket një yll me minifunde, pavarësisht motit.

Virgjëresha-Stili juaj: Një zonjë, por një zonjë funksionale. Ju pëlqejnë kombinimet femërore me një hije sensuale të patepruar.
Muza juaj – Nicole Warne: Stili i saj është lozonjar dhe i mirëmenduar. Blogerja rrezaton elegancë me çfarëdo vesh. Femërore, por jo vajzërore.

Peshorja-Stili juaj: Jeni mjeshtre të miksimit. Sot jeni veshur si një grua që punon në administratë, ndërsa të nesërmen, si një djalë i lagjes. Kërkoni rroba klasike me detaje moderne. Muza juaj – Margaret Zhang: Ylli i rrjeteve sociale është numri një i miksimeve. E sheh me funde të plotë e xhaketa treçerekëshe, e sheh me funde lëkure dhe këmisha klasike. Ajo luan me porporcioniet dhe duket gjithmonë në sinkron me trendet.

Akrepi-Stili juaj: I fokusuar, i pastër, aerodinamik. Keni një stil specifik dhe i qëndroni atij, pa u bërë e mërzitshme ama. I shtoni gjithmonë veshjeve një ndjesi avantgardë. Muza juaj – Carine Roitfeld: Ish kryeredaktorja e Vogue Paris ka një stil tërin të vetin. I rafinuar dhe i mprehtë në të njëjtën kohë. Vesh shumë lëkurë të zezë dhe nuk del kurrë nga shtëpia pa një palë taka madhështore.

Shigjetari-Stili juaj: I pastër, i strukturuar dhe femëror. Ju pëlqejnë ngjyrat e ndezura dhe të gjithë printet që ekzistojnë. Muza juaj – Miroslava Duma: Stili i blogeres ruse varion nga femëror në lodrues. Preferon palltot e strukturuara dhe fustanet e guximshme.

Bricjapi-Stili juaj: I thjeshtë, por i sofistikuar. Ju pëlqen të visheni sipas trendeve ama nuk stërmundoheni. Anoni drejt veshjeve klasike, por jo tërësisht klasike. Muza juaj – Olivia Palermo: E njohur për kombinimet e saj kreative e klasive, Olivia-s i pëlqen të eksperimentojë pa dalë nga sensi i saj i estetikës. Pavarësisht nëse ka veshur xhins nga koka te këmbët, ose një fund me thekë, ajo duket bukur pa shumë mund.

Ujori-Stii juaj: Inovativ, me ngjyra dhe i gëzueshëm. S’visheni kurrë për të tjerët. Në trup mbani vetëm rroba që ju bëjnë të lumtur. Teksa të tjerët kanë frikë nga ngjyrat e ndezura, ju nuk keni frikë të eksperimentoni
Muza juaj – Natalie Joos: Natalie është as më pak e as më shumë se vibrante. Blogerja vesh gjatë gjithë kohës veshje që i shkojnë veç asaj.

Peshqit-Stili juaj: Shpesh ju thonë që dukeni bohemiane, po stili juaj është më shumë se kaq. Ju pëlqejnë veshjet e lirshme që kanë një sens të fshehur sensualiteti.
Muza juaj – Hanneli Mustaparta: Stili i ish-modeles është i pamundimshëm dhe përputhet me estetikën e një peshku. Ajo nuk i trembet rrobave që bien në sy dhe kombinimet e saj s’janë kurrë të mirëmenduara. Sidoqoftë, ajo duket bukur me një fustan seksi ose me kominoshe.