Mediat gjermane nuk kanë hezituar që të godasin pa mëshirë Barcelonën pas fitores bindëse 3-0 të Bayern Munchen në “Camp Nou”. “Barcelona nuk është kundërshtar i denjë për Bayern”, lexohet në gazetën “Bild”, duke komentuar paraqitjen jashtëzakonisht të dobët të vendasve.

Gazeta gjermane veçon faktin që Barcelona nuk është aspak kërcënuese pa Messin: “Katalanasit, që luajnë në elitë për herë të parë pa Messin, nuk përbëjnë fare kërcënim”. Gjithashtu, nënvizohet fakti që Barcelona nuk goditi kurrë portën: “Neuer nuk ndërhyri për asnjë moment të ndeshjes”.