Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri takim me strukturat e Partisë në Dibër. Ulsi Manja prezantohet si drejtues Politik i Qarkut
Vijon turi i prezantimit të drejtuesve Politik të Partisë Socialiste në Qarqe. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me strukturat në Dibër ku ka prezantuar z. Ulsi Manja si drejtues Politik të këtij Qarku.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të z. Ulsi Manja si drejtues Politik të Qarkut, Gjiknuri u shpreh se: Ulsiu e njeh shumë mirë zonën. Si drejtues politik ai ka funksionin kyç për çuarjen e Qarkut drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Jam i bindur që me pjekurinë e tij do dijë të harmonizojë të gjithe komponentët në rrugën e duhur.
Numri dy i Partisë Socialiste theksoi se përfundimi i regjistrit të anëtarësisë së Partisë Socialiste dhe riorganizimi i çdo Organizate Socialiste janë dy detyrat thelbësore.
Gjithashtu, Gjiknuri falenderoi Dionis Imerajn për punën e bërë si drejtues i Qarkut të Dibrës.
Drejtuesi Politik i Qarkut, Ulsi Manja u shpreh se: Kthehem pas 5 vjetësh në Dibër, me më shumë përvojë dhe me më shumë beteja elektorale të kaluara, duke gërshetuar, shpirtin, eksperiencen dhe përvojën. Jam i bindur që do bëjmë punë të mira. Duhet të jemi të gjithë bashkë.
Sekretari Organizativ, Blendi Klosi theksoi se Partia Socialiste i ka të gjithë shanset të fitojë të katër bashkitë e Qarkut Dibër në zgjedhjet vendore.
Në këtë moment që shikon këtë grupim në këtë sallë kupton që kemi të gjitha shanset për të fituar të 4 bashkitë. Të gjithë në këtë sallë jemi mjaftueshëm të pjekur, të ndërgjegjshëm sesi mund të fitojme, tha Klosi.