Google ka konfirmuar se së shpejti do të bllokojë qasjen në disa nga shërbimet e tij më të njohura në telefonat inteligjentë të vjetër. Titani i teknologjisë amerikane do të heqë përdorimin e Google Maps, YouTube, Gmail dhe aplikacione të tjera nga pajisjet Android 2.3 më 27 shtator.

Me anë të një njoftimi të shkurtër në faqen e tij në internet, Google ka thënë se po planifikon të bllokojë disa aplikacione “si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për t’i mbajtur përdoruesit të sigurt”.

Pajisjet që kanë Android 2.3 janë-Gjiganti i kërkimit në Kaliforni heq rregullisht përdorimin e disa aplikacioneve për versionet e vjetruara të softuerit Android ndërsa lëshon të reja.

Kjo për shkak se versionet e vjetra të sistemeve operative janë shumë më të prekshme nga gabimet dhe hakerat. Versioni i fundit i Android është Android 11, kështu që 2.3 është kilometra prapa softwerit që funksionon në shumicën e telefonave inteligjentë Android sot.

Kështu që në fund të shtatorit, kushdo që përdor një telefon të tillë nuk do të mund të futet dot në google, YouTube, Google Play Store, Google Maps, Gmail, Google Calendar dhe më shumë.

Për të vazhduar përdorimin e këtyre aplikacioneve, do t’ju duhet të azhurnojnë telefonin në Android 3.0. Sidoqoftë, meqenëse jo të gjitha pajisjet që përdorin Android 2.3 janë në gjendje të bëjnë kalimin në versionin tjetër, disa përdorues do të bllokohen përgjithmonë.

Telefonat inteligjentë që mbeten të bllokuar me Android 2.3 përfshijnë Sony Xperia Advance, Lenovo K800, Sony Xperia Go, Vodafone Smart II, Samsung Galaxy S2, Sony Xperia P, LG Spectrum, Sony Xperia S, LG Prada 3.0, HTC Velocity, HTC Evo 4G, Motorola Fire, dhe Motorola XT532.