Mesfushori i Zvicrës dhe i Arsenalit, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me covid-19. Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës dhe si rrjedhojë ai nuk do të paraqitet sonte në ndeshjen miqësore kundër Greqisë. “Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion për kombëtaren e Zvicrës në ndeshjen kundër Greqisë në Bazel. Kapiteni ka rezultuar pozitiv me covid-19”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Zvirës.

Xhaka tashmë është izoluar në shtëpinë e tij dhe do të vazhdojë të bëjë teste dhe ekzaminime të tjera mjekësore për të kuptuar gjendjen e tij hap pas hapi.