Sulmuesi i Borussia Dortmund dhe i Norvegjisë, Erling Haaland, është shprehur i pakënaqur me golat e shënuar me kombëtaren. Ai ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje me fanellën e Norvegjisë dhe në ndeshjen kundër Gjibraltarit (5-1) ka realizuar tre gola. “Nuk shënoj aq sa duhet. jam afër mesatares një gol për ndeshje, por mendoj se duhet të kem më shumë gola të shënuar se ndeshje të luajtura. “Një rekord golash në kombëtare? Për këtë po punoj”, ka thënë ylli i Dortmund.
Në Bundesliga, pas vetëm 3 ndeshjesh të luajtura, Haaland është i dyti me 3 gola mbrapa Lewandowski-t me 5.