Një prokuror polak është shkarkuar nga detyra pasi vajti lakuriq na market për të blerë pije alkoolike. Pamjet janë publikuar masivisht në internet.
Prokurori 38-vjeçar është filmuar të enjten duke blerë në qytetin polak Swidnica, ndërsa ishte lakuriq dhe i dehur. Në pamje, prokurori i identifikuar si Maciej W. shihet fillimisht duke ecur drejt arkës së dyqanit me një kuti me birra të paketuara. Më pas, ai shfaqet duke paguar për alkoolin.
Në foto të tjera të publikuara ai shfaqet duke ecur në rrugë jashtë marketit, në një park. Fotografitë iu dorëzuan portalit lokal të lajmeve në internet Sëidnica24, ku ato janë bërë virale.
Situata u raportua në Stacionin Policor Swidnica Poviat, i cili dërgoi oficerë për të arrestuar personin për turp publik.