Ky vit akademik do të krijojë një mundësi të re për të gjithë të rinjtë. Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë do hapet për herë të parë Masteri Profesional “Gazetaria Investigative”.
Për të gjithë të rinjtë që duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e gazetarisë, kjo është një dritare e re në Universitetin e Tiranës. Masteri profesional do të nis nga ky vit akademik 2021 dhe do të zgjasë për një vit.
Gazetaria Investigative ishte një degë që i mungonte universiteteve shqiptare, por jo vetëm, një degë e tillë mungon ndërkohë në vendet e Ballkanit. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që sjell këtë risi.