Më në fund, Harry dhe Meghan kanë vendosur që të lënë në të shkuarën të gjitha keqkuptimet dhe mëritë dhe të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar Mbretëreshën Elizabeth dhe për t’i prezantuar të voglën e tyre, Lilibet. Sipas prestigjiozes “The Sun” ata kanë kërkuar një takim me Mbretëreshën, e cila ka pranuar me kënaqësi dhe ka programuar takimin për javët e ardhshme.
Sipas burimeve, shumë nga anëtarët e Familjes Mbretërore janë tronditur nga ky lajm. “Ata mund të duan të takojnë mbretëreshën, por do të duhet shumë guxim për t’i kërkuar asaj një takim privat, duke marrë parasysh se çfarë kanë deklaruar këtë vit”, ka thënë një burim për “The Sun”.
Mësohet se akoma çiftit nuk i ka shkuar një përgjigje zyrtare, por burimi shtoi se mbretëresha është shumë e afeksionuar pas Archie-t si dhe do të donte të njihte edhe Lilibet. Përsa i përket raporteve me Familjen Mbretërore, kunatat, Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë lënë pas të gjitha keqkuptimet që kanë pasur më herët dhe kanë vendosur që të pajtohen. Më herët, një burim tha për prestigjiozen “US Weekly” se Meghan dhe Kate po shkojnë shumë mirë dhe kanë komunikuar gjatë me njëra-tjetrën kohët e fundit.